Sherri për një vajzë, 15-vjeçari përfundon në spital
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Pogradec. Mësohet se një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një 17-vjeçar gjatë një konflikti fizik. Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat autorin e plagosjen. Shkaku i konfliktit midis të miturve është një vajzë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.
Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.