”Sherri” për OFL-në, Salianji: Janë pastruar njerëz të dy partive
Për deputetin demokrat, Ervin Salianji Operacioni Forca e Ligjit, ishte një akt normativ për të pastruar të gjithë llumin.
“OFL është një akt normativ për të pastruar të gjithë llumin që mund të ketë kontigjenti i atyre që tashmë janë “të pastër” edhe me ligj. Këtu ka edhe njerëz pranë PD-së, që kanë punuar për PS-në vetëm nga premtimi që “do t’ju lajmë”.
Ka disa deputetë aktualë, ish-kryetarë bashkie, për të cilët unë doja emrat nga ministri. Drejtuesi i SPAK-ut tha në Parlament se ka qenë kundër OFL-së, por nuk kishin rrugë tjetër”, tha Salianji.