”Sherri” për parkun Arkeologjik të Butrintit, Ministrja e Turizmit: Nuk do jepet me koncension
Parku Arkelologjik i Butrintit, ”përplasi” dje në Komisionion parlamentar, deputeten e PD-së Ina Zhupën me ministren e Kulturës Elva Maragariti. Për Zhupën kjo marrëveshje jep me koncesion parkun e Butrintit dhe rrezikon identitetin historik të sajtit arkeologjik, ndërsa i kërkoi llogari në lidhje me konfidencialitetin e marrëveshjes 10-vjeçares.
Sot ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, thotë se Parku Arkeologjik i Butrintit nuk do të jepet me koncension. Nga Pogradeci, Kumbaro u shpreh se Ministria e Kulturës po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve për të rritur investimet në sitet kulturore. Kumbaro nënvizoi se nuk bëhet fjalë për kontratë koncesionare, por për një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
”Nuk ka asnjë dhënie me koncesion të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës me një ligj të posaçëm në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore të vitit 2018, po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve që prej vitesh është në fuqi siç janë krijuar shumë fondacione të tjera, është një mënyrë dhe hapësirë ligjore që ne na e jep ligji per trashëgiminë kulturore ose i OJF-ve per të rritur investimet ne sitet kulturore”, u shpreh ministrja.