Sherri për politikën i mori jetën 47-vjeçarit

Policia e Durrësit ka zbuluar se vrasja në zonën e ish-Kënetës ka ndodhur pas një sherri që dy bashkëfshatarët kanë bërë për zhvillimet e fundit të politikës. Ata kanë qenë duke pirë alkool dhe më pas janë rrahur, duke përfunduar deri në vrasje.

Duke pirë raki, fillimisht janë zënë për zhvillimet e fundit politike. Më pas debati është personalizuar dhe viktima e autori kanë nisur të fyejnë njëri-tjetrin. Kjo është ajo çfarë ka zbuluar grupi hetimor për vrasjen e Martin Ndrecës në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ngjarje kjo pas mesnatës së të dielës.

Dëshmitarët kanë treguar në polici se viktima Ndreca dhe autori 37-vjeçar Ndue Zefi për dy orë pas krimit ishin në një tavolinë duke pirë. Debati verbal u pasua me përleshje fizike. Për t’i ndarë hynë të pranishmit që ishin në lokal. Ky ka qenë momenti kur 47-vjeçari vendosi të largohej për në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoku i tij pati tjetër qëllim. Jo për të sheshuar sherrin ditën tjetër por për t’i larë hesapet me armë. Vetëm pak metra nga lokali, ai mori automatikun në banesë. I del para makinës së Martin Ndrecës dhe qëllon ndaj tij pesë herë dhe e lë të vdekur në vend. Errësira e ka ndihmuar që me armë në dorë Ndue Zefi tË largohej nga vendi i ngjarjes. Policia vazhdon ta kërkojë. Kontrolle të shumta janë bërë në zonë, në banesa e lokale, por pa rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?