Sherrnajë e madhe në komisionin hetimor. Erion Veliaj i drejtohet Tabakut: Pi ujë, merr frymë. Ke vilë te Gjiri i Lalzit! Kundërpërgjigjet Tabaku: Je shpifësi më i madh!

Sot në komisionin hetimor parlamentar është kryetari i bashkisë së Tiranë përballë deputetëve.

Që në fillim të dëshmisë Erion Veliaj e nisi me sulm ndaj Jorida Tabakut. Ai tha se Zoton dhe Mertirin, që kanë marrë koncensionin e inceneratorëve, i njoh nga media se kanë udhëtuar për në Zimbabve me sekretarin e PD! Me pas filloi sulmi ndaj njeri-tjetrit, kur Jorida Tabaku e pyeti nëse ka vendim të këshillit bashkiak dhe pse ka firmosur vetëm pa marrë këtë vendim. Në këtë moment shpërtheu Erion Veliaj në akuza ndaj Tabakut dhe PD.

Tabaku: E njihni Zoton e Mërtirin?

Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë atëherë ministër.

Tabaku: Zoton e Mërtirin e njihni?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim por jam informuar nga mediat për udhëtimet e tyre në Zimbabve me anëtarë të PD.

Tabaku: Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni, jeni thërritur për kontratën e Tiranës.

Veliaj: Më pyetët nga i njoh dhe thash që i njoh nga portalet, nëse kjo është njohje kjo është përgjigja ime.

Tabaku: Më datën 27.3.2017 kërkesën e Bllakos jeni shprehur pro, cila pikë e cilës gërmë të ligjit, për vetë qeverisjen vendore ju autorizon ta bëni këtë?

Veliaj: Më autorizon pika e 12 ku kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve në territorin. Kam respektuar një ligj që shumica juaj e votuat në parlament.

Tabaku: Cila pikë e cilës nen ju ka autorizuar ju për të kryer këtë ndryshime?

Veliaj: Më ka autorizuar neni 1, pika 5, në gërmën Gj, kompetencat e kryetarit të bashkisë është thënë se kryetari i bashkisë plotëson detyrimet përfshirë edhe ato për pastrimin e qytetin. Keni spekuluar. Unë betohem, normale që dëshmitarët betohen. Po ju betoheni për të thënë të vërtetën?

Tabaku: Më lini të shtroj pyetjet, kam një listë. Fokusohuni te pyetjet e mia.

Veliaj: Unë ju respektova.

Tabaku: Sipas pyetjes 5 ju nuk e keni këtë kompetencë për të firmosur këtë shkresë. Në këtë rast kjo kompetencë i takon këshillit bashkiak.

Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, është e pandershme kjo që po bëni.

Tabaku: Mos prishni mbledhjen. Më lë të vazhdoj pyetjen. Pyetjet i bëj unë, përgjigjet i bëni ju. Do tju jap të gjithë kohën.

Veliaj: Do të më japësh kohën për përgjigjen.

Tabaku: Është e pandershme të vish e të marrësh kohën për propagandë. Është e pandershme të marrësh peng këtë komision. Kthejini përgjigje pyetjeve. Prona ku shtrihet landfilli i Sharrës, a ishte pronë e Bashkisë së Tiranës?

Veliaj: Përgjigja është kjo, jam përgjigjur me logo të bashkisë, me vulë të bashkisë së Tiranës, e keni kaq javë që thoni se kam përdorur logon e qarkut. Në kaq vite qeverisje nëse nuk dini të dalloni qarkun nga bashkia… Ajo që keni bërë është që keni gënjyer në mënyrë sistematike. Mos bëni zhurmuesin.

Tabaku: Zhurmuesin sistematikisht e keni bërë ju. Është e pandershme të marrësh peng komisionin.

Me pas filluan në akuza të forta ndaj njeri tjetrit. Tabaku i tha se “je shpifesi më i madh në Shqiperi”. Dhe mënjëherë shpërtheu Erion Veliaj kur i tha se “ti ke vilë në Gjirin e Lalzit”.

Replikat dhe akuzat nuk ndaluan edhe me pas.

SHKARKO APP