Sherrnajë në PD! Berisha: Nuk e njoh Alibeajn si kryetar grupi. Kundërpërgjigja: Berisha-Rama ndryshuan Kushtetutën për pazaret e tyre!
Sot kishte mbledhje grupi parlamentar i PD-së, ku pati debate mes Berishës dhe Enkel Alibeajt. Ish-kryeministri Berisha theksoi se nuk e njoh Enkel Aliebajn si shef grupi parlamentar. Me pas Berisha insistoi se të takosh Taulant Ballën për emrin e Presidentit, kur Rama e ka ndarë mendjen se cilin apo cilën do të zgjedhë, është ti sherbesh kryeministrit.
Në mbledhje ka patur sherrnajë, por pa shkuar te grushtet!
Pas mbledhjes së grupit parlamentar ka dalë Enkel Alibeaj ku tha se zgjedhja e Presidentit të Republikës është shkatërruar nga pazari në prill 2008 mes Berishës dhe Ramës. Para këtij pazari presidenti zgjidhej me 84 vota, çka asnjë mazhorancë nuk i ka, por e shkatërruan Berisha-Rama.
Me tej kreu i grupit Enkelejd Alibeaj theksoi se presidenti nuk mund të zgjidhet nga Rama pasi ka marrë mandate deputeti të vjedhura dhe 4 deputetë të tija dolën me dosje penale.
Alibeaj shtoi se mbledhjen tjetër të grupit parlamentar jeni të ftuar live si media që ta ndiqni se si do të flasin e vendosin deputetët e PD.
Në të vertetë Enkelejd Alibeaj ka të drejtë në akuzën e tij se ishte pikërisht Berisha me Ramën të cilët bënë pazar për interesat e tyre të ditës e ndryshuan Kushtetutën në prill 2008.
Nga ky pazar u forcua kryeministri, që u bë i parrëzueshëm, kurse Presidentin e vendosën të zgjidhet në fund me 71 vota nga 84 vota që ishte përpara.
Kjo mbetet masakra më e madhe që i është bërë Kushtetutës dhe më pas, pikërisht vjet, Edi Rama e ktheu Kushtetutën në shtojcë të statutit të PS.