Sheshi bosh/Lutja e Papës: Zgjohu o Zot (FOTO/VIDEO)

Si kurrë më parë në histori, sheshi Shën Pietro këtë të premte ishte bosh. Papa Francesku mbajti i vetëm një lutje të jashtëzakonshme për këtë moment që po kalon njerëzimi.

“Prej javësh duket se ka rënë mbrëmja. Errësira të dendura kanë mbërthyer rrugët, sheshet e qytetet tona, janë bërë zotër të jetës sonë duke mbuluar gjithçka me një heshtje shurdhuese e zbrazëti të shkretë që paralizon gjithçka ndërsa kalon. Ndjehet në ajër, në gjeste e thotë vështrimet. U gjetëm të frikësuar e të hutur, si dishepujt e Ungjillit, u gjetëm në befasi nga një stuhi e papritur dhe e tërbuar. Kuptuam se jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Të gjithë të brishtë e të çorientuar por në të njëjtën kohë të rëndësishëm e të domosdoshëm, të gjithë duke lundruar së bashku, të gjithë me nevojën për të ngushëlluar njëri-tjetrin”.

Çdo fjalë e tij është një referim i plotë i momentit unik që po kalon Italia dhe e gjithë bota. “Lakmitarë në fitim. E lamë veten të mbytemi nga gjëra e të nxitojmë nga hutimi. E tani që jemi në një det të hapur të përgjërohemi: ZGJOHU O ZOT!”. Papa Francesku ka mbyllur këtë lutje të jashtëzakonshme në Sheshin Shën Pietro, duke i besuar Shën Mërisë humanizmin e duke i kërkuar Zotit të mos braktisë njeriun në këtë furtunë.

https://www.facebook.com/vaticannews.it/videos/588544018408713/

SHKARKO APP