“Sheshi dhe Kryeministria janë të qytetarëve”, Këlliçi: Se çdo të bëjnë, si dhe sa e vendosin ata
I ftuar në emisioni “Natë me Xhaxhiun”, në Televizioni Fax News, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se Rama po e diskriminon pjesën e veriut prej 6 vitesh dhe tani Rama po ju bllokon rrugët për të ardhur në protestë.
Ai deklaroi se që sot janë nisur njerëz nga zona e Burrelit në këmbë për të ardhur në protestën e ditës së nesërme.
Duke folur për menaxhimin e protestës në rast se gjatë saj do të ketë incidente dhe dhunë, Këlliçi tha se në asnjë lloj proteste të organizuar nga PD, nuk ka patur incidente dhe dhunë.
“ Ne as nuk kemi thirrur një protestë të dhunshme dhe as nuk do të thirrim një protestë të dhunshme. Nesër nuk ka çfarë të dalë nga kontrolli sepse nesër do ta marrin në dorë qytetarët protestën. Protesta nuk ka një axhendë politike por për të shembur këtë sistem antivlerash. Opozita do të jetë aty por nuk do të ketë fjalime politike, qytetarët do të zgjedhin vetë se çdo të bëjnë, kush do të flasi, sa do të flasi dhe do të vendosin vetë se si të procedojnë. Nesër sheshi është i tyre, kryeministria është e tyre dhe vendosin vetë ata se çfarë do të bëjnë”, – tha kryetari i FRPD-së.
I pyetur nga moderatori i emisionit Rezear Xhaxhiu se sa e dëmton prezenca e personazheve të vjetra të politikës protestën, Këlliçi u përgjigj se nesër nuk do të jenë në krye të protestës figurat politike por qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

