“Sheshi do të mbushet plot”, ish-deputeti i LSI-së: Më 2 mars, Presidenti u lan shqiptarëve edhe një borxh

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Viktor Tushaj i ftuar në emision “Aktualitet” në Fax Neës, duke folu në lidhje me tubimin e presidentit Ilir Meta me datën 2 Mars në mbrojtje të kushtetutës, deklaroi se kjo është një lëvizje mjaft e mirë për të ndërgjegjësuar shqiptarët.

Tushe tha se Meta po u tregon shqiptarëve vijën e kuqe dhe u shpreh i bindur se sheshi do të jetë plot.

“Është një gjetje e mirë që ka bërë presidenti duke ju referuar Besëlidhjes së Lezhës ku thirri princat për të bërë Besëlidhjen. Dhe është një borxh që Ilir Meta ua lan shqiptarëve për marrëveshjen e dy prillit me Edi Ramën. Ishe te një gabim politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi me fat që kemi Ilir Metën që po ndërgjegjëson shqiptarët, për ti treguar se vija kuqe është shumë e rëndësihme, jam i bindur se me 2 Mars sheshi do të mbushet plot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama në Shqipëri ka ‘vrarë’ më shumë se koronavirusi në Kinë. Është fatkeqësi e madhe, njerëzit  që kanë vrarë veten se nuk kanë pasur para për të paguar dritat.  Nuk është i rrezikshëm, krahasuar me Edi Ramën.

Jam i bindur se do të nxjerri në pah paaftësine menaxhuese të shtetit shqiptar dhe të qeverisë. Në këtë periudhë OSBE po drejtohet nga Tirana, njolla turpi do ti vijnë Shqipërisë.”- u shpreh Tushaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?