Sheshi Skënderbej finalist në konkursin europian

Pas suksesit në Bienalen e Arkitekturës në Çikago, ku merrnin pjesë 140 arkitektë dhe urbanistë të zgjedhur nga 20 vende të botës, sheshi “Skënderbej” është zgjedhur si një nga 25 projektet finaliste për Çmimin Europian për Hapësirën Publike 2018.

Lajmi është dhënë nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj në twitter. “Është e mrekullueshme të shohësh sheshin tonë “Skënderbej” të përzgjedhur si finalist për Çmimin Evropian për Hapësirën Publike 2018”, shkruan Veliaj në twitter.

Juria ndërkombëtare e këtij konkursi njeh krijimin, rikuperimin dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe vlerëson gjendjen e tyre si një tregues i shëndetit demokratik të qyteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?