Shezai Rrokaj: 6000 mijë familje të pedagogëve po diskriminohen

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka reaguar sot për mosdhënien e pagave për stafet e universiteteve private.

Rrokaj thotë se janë 6 mijë familje të pedagogëve që po diskriminohen nga qeveria. Ai thotë se Ministria nuk ka dhënë asnjë sqarim ligjor për këtë situatë.

Deklarata e plotë e Shezai Rrokajt:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pedagogët pa paga, Qeveria mendon për fasada ekranesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë pagat. Terr informativ nga MASR. Disa drejtues të lartë, të zgjedhur a të emëruar as që duan t’ia dinë për pedagogët dhe familjet e tyre. Madje, sikur të jetonin në hënë e të mos ishin edhe këta rrogëtarë, as që nuk e dinë se pedagogët nuk kanë marrë pagat, por e marrin vesh prej tyre. E më tej thjesht informohen prej MASR, se qenka duke u përgatitur një akt nënligjor. Po përse ky akt nënligjor nuk është bërë në kohën e duhur? Përse nuk ka një komunikim administrativ a publik nga ministria përgjegjëse? Çfarë qenka kaq e vështirë për një akt nënligjor në raport me 6000 mijë familjet e profesoratit?

Ka vetëm një përgjigje: papërgjegjshmëri. Kur mendon se sa kohë shpenzon qeveria për fasada ekranesh e aktrime nëpër salla doemos qytetarët, kinse në bashkëqeverisje, mbeten më të keqpërdorurit prej saj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?