Shezai Rrokaj: Rama të bëjë publike ekspertizën e tij për videopërgjimin Babale1

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shezai Rrokaj ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të bëjë publike ekspertizën e tij për videopërgjimin Babale 1.

Në një postim në Facebook Rrokaj mes tjerash shkruan: “Meqenënse ekspertiza e Londrës nuk qartësoi opinionin mbi autorësinë e saj kryeministri ka detyrimin shtetëror ta depozitoje në Prokurori ekspertizën e tij dhe ta bëjë publike ‘transkriptin’ e ekspertimit të laboratorit ku është dërguar videopergjimi, pasi çeshtja ka interes të madh publik”.

Më tej ai shton se nëse ai nuk e bën, opozita duhet ta kallëzojë në Prokurori për “mashtrim publik”

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Shezai Rrokaj

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri të bëjë publike ekspertizën e tij për videopërgjimin Babale1

Sapo u denoncua nga opozita videopërgjimi Babale1, i pari që fill e kundërshtoi si të manipuluar ishte kryeministri i vendit.

Meqenënse ekspertiza e Londrës nuk qartësoi opinionin mbi autorësinë e saj kryeministri ka detyrimin shtetëror ta depozitoje në Prokurori ekspertizën e tij dhe ta bëjë publike ‘transkriptin’ e ekspertimit të laboratorit ku është dërguar videopergjimi, pasi çeshtja ka interes të madh publik dhe se rezultatet e saj i duhen bërë të njohura publikut për transparencë, sikunder ndodhi me ekspertizën e laboratorit anglez. Nëse ai nuk e bën opozita duhet ta kallëzojë në Prokurori për “mashtrim publik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?