Shfaqet fenomeni Florian Gjergji, tentoi ti merrte 50 mijë euro Vilma Nushit

Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se kanë tentuar që t’i marrin para me anë të mashtrimit drejtoreshës së Vilma Nushit, shumë që i përkiste kësaj të fundit.

Ata i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh. Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër.

Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë. Fill pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici. Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari, fenomeni Florian Gjergji. Ai është supermashtrues dhe dyshohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve.

Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave. Konkretisht cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

SHKARKO APP