Shfaqja e kryeministrit/Spiropali: Nuk u ndjeva mirë për Dumën, por ata çdo ditë shajnë Ramën

Bullizimi dhe shfaqja e kryeministrit Edi Rama sot teksa bëri një krahasim mes kandidatëve për deputetë të PS dhe PD/LSI, për ministren e qeverisë është produkt i opozitës, pasi për Elisa Spiropalin janë ata që kanë sharë Edi Ramën gjithë kohën.

”E gjithë ajo që ndodhi sot ishte një shfaqje, një përmbajtje, ajo që në fakt është koalicioni që kemi përballë, pra ata që keni përballë, nga Sali Berisha në krye, që çdo ditë të jetës së Edi Ramës nuk kanë lënë gjë për të thënë, që mbushin kanalet dhe denigrojnë çdo figurë të maxhorancës, sot qekan prekur. Ai u përgjigj me stil atyre çdo ditë sulmojnë që shpifin. Kjo është një karikaturë e këtij koalicioni me njerëz të stërvjetëruar”,-tha kandidatja e PS-së për deputete e ftuar në emisionin ”Çim Peka Live”.

Peka: Ju u ndjetë mirë me atë që i bëri Grida Dumas?

Spiropali: Unë nuk u ndjeva mirë, jam kundër çdo lloj të deformimit të imazhit të gruas. Ajo që është pas saj është një koalicion që duan të vijnë në pushtet, me çfarë nuk kanë bërë.

SHKARKO APP