Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, merr fund arratia e 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar i akuzuar për prostitucion është vënë në pranga nga policia.

Bëhet me dije se është arrestuar Enea Sinani. Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar 32-vjeçarin me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku vajza e mitur M. L., në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me, Enea Sinanin që punonte kamerier tek një lokal në Tiranë.

Vajza i përkiste një shtrese vunerabël, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej. Sinani ka përfituar nga situata e vajzës për t’ia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion.

SHKARKO APP