Shfrytëzonte shtratin e lumit Vjosë, procedohet dhe gjobitet administratori i shoqërisë së ndërtimit
Aministratori i një shoqërie ndërtimi është proceduar nga policia pasi me shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Vjosë.
Me anë të mjeteve të shoqërisë së tij, ky shtetas nxirrte sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi.
”Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. K., 48 vjeç, banues në Mallakastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, IKMT e ka ndëshkuar këtë subjekt me masë administrative 1.000.000 lekë, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Administratori do të procedohet për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.