Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari

Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, i cili shfrytëzonte vajza për prostitucion. Ai dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, vajza të moshave 18-25 vjeçe dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me vajzat që i shfrytëzonte për prostitucion. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?