Shi deri të hënën, në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore
Ditët me shi do të zgjasin deri të hënën. Pas kësaj dite moti do të kthjellohet, por temperaturat do të ulen ndjeshëm.
Moti do të jetë i tillë deri ditën e hënë të javës së ardhshme. Reshjet e shiut nuk do të jenë intensive ndërsa në zonat e thella malore, veçanërisht të dielën, do të ketë borë.
Hakil Osmani, Meteorolog Metoalb: Reshjet pritet të jenë mesatare ku më të fokusuara do të jenë zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore. Reshjet e dëborës do të jenë të përqendruara në zonat e thella malore veriore dhe lindore.
Moti do të kthjellohet pas të hënës. Pavarësisht diellit ditët do të jenë të ftohta me temperatura që do të zbresin nën zero.
Hakil Osmani, Meteorolog Metoalb: Pritet që një rënie e ndjeshme e vlerave termike ditën e martë duke bërë që në zonat malore të shënohet -3,-4 gradë vlera minimale, ndërsa ato maksimale të zbresin 13-14 gradë në zonat jug-perëndimore.
E mërkura e Krishtlindjes po ashtu do të jetë e ftohtë por pas kësaj dite deri më datën 31 meteorologët parashikojnë ditë më të ngrohta.