Shi dhe borë gjatë natës, ja si paraqitet situata në qarkun e Korçës

Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intesitet mesatar, dhe në mbi 1300 m ka patur reshje dëbore ku trashësia e saj është 5-10 cm.

Aktualisht nuk ka reshje.

Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14, në orët e para të mëngjesit lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir ose goma dimërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, të Mollasit, bashkia Kolonjë.

Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe në këtë fider.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?