Shi e ftohtë, por deri kur do të vazhdojë? Ja çfarë thonë sinoptikanët

Situata e paqendrueshme meteorologjike që ka përfshirë vendin tonë do të jetë e shkurtër.

Sipas sinoptikanëve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte, veçanërisht në Alpe do të ketë shi lokal.

Më tej moti parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e përgjatë përgjatë bregdetit e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 7°C deri në 24°C
zonat e ulëta 9°C deri në 27°C
zonat bregdetare 10°C deri në 26°C

SHKARKO APP