Shi e përmbytje nëpër çadra, Rama jep lajmin e mirë: Të gjithë nesër në hotel!

Kryeministri Edi Rama nga Thumana ka deklaruar sot se historia e çadrave do të mbaroj nesër.

Sipas Ramës të gjithë qytetarët që janë në çadra sot, do të duhet të shkojnë nesër në hotel dhe nuk do lihet askush që të abuzoj me fatkeqësinë e të tjerëve.

“Banorët duhet të shkojnë atje dhe historia e çadrave do të mbyllet nesër.

Nuk do lëmë asnjë njeri në çadra. Banesë nuk do kishim gjetur hotelet, kjo do ishte një histori e gjatë, pasi nuk do lëmë asnjë që të njollosin këtë përpjekje historike të mijëra njerëzve, pasi ka nisur abuzimi.

Nuk do lemë asnjë njeri që të abuzoj me dhimbjen e të tjerëve”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP