Shifër rekord, kapen 712 kg heroinë
Shërbimi Doganor i Bullgarisë ka njoftuar janë konfiskuar 712 kilogramë heroinë, e cila ndodhej në dy kamionë iranianë që erdhën në Bullgari nga Turqia.
Doganierët vlerën e heroinës e përcaktuan në rreth 23 milionë euro. Droga u gjet në dy kamionë me targa iraniane në kalimin kufitar Kapitan Andreevo.
Kamionët transportonin material ndërtimi dhe si destinacion kishin Austrinë.
Prokurori në rajonin bullgar Haskovo, Ivan Stojanov tha se heroina u gjet në çanta të mbyllura të fshehura mes mallrave të deklaruara zyrtarisht që transportoheshin.
Dy shoferët, iranianë janë arrestuar dhe përballen me 20 vjet burg nëse dënohen për trafik droge.
KOHA JONË SONDAZH

