Shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë, 338.779 raste të reja me COVID-19 në 24 orë
Një rekord i ri botëror i infektimeve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në botë janë regjistruar 338.779, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë ka bërë me dije OBSH në faqen e saj zyrtare. Rekordi i ri u regjistrua më 2 tetor me 330.340 raste të reja me COVID-19 dhe 5.514 të vdekur.
SHBA-ja është vendi i parë në botë me mbi 7,6 milionë të infektuar nga të cilët kanë vdekur 212.716 persona. Më pas është India me 6,835,655 të infektuar dhe 105,526 të vdekur.
Në vend të tretë është Brazili me 5,028,444 të infektuar dhe 148,957 të vdekur. Deri tani në botë janë regjistruar 36,445,067 të infektuar nga të cilët kanë vdekur 1,060,913 persona sipas të dhënave të Johns Hopkins University.