Shifra më e madhe që nga fillimi i pandemisë, OBSH: Javën e shkuar më shumë se 4.6 milionë raste të reja
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri me dije se 4.6 milionë raste të infeksioneve globale me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së shkuar, duke e cilësuar si shifrën më të madhe, që nga fillimi i pandemisë
Sipas të dhënave të kësaj organizate, nga 14 deri më 20 dhjetor në botë u regjistruan 4.612.790 persona pozitivë, kurse 79.001 të tjerë humbën jetën.
Shumica e rasteve të reja u shënuan në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut – me më shumë se 2.3 milionë të infektuar. Në të njëjtën kohë, në Evropë ka pasur më së shumti raste të vdekjes gjatë javës së kaluar – me më shumë se 36 mijë.