Shifra të frikshme, 12 viktima në 24 orë nga Covid-19 në Shqipëri

Numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në 24 orët e fundit është i frikshëm. 12 pacientë nuk e fituan betejën me virusin vdekjeprurës. ”6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64-vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66-vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67-vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74-vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77-vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79-vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 533 qytetarë. ”221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd”.

Janë 7959 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 533
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 167
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3956
Testime totale 1,228,064
Raste pozitive 173,723
Raste të shëruara 163,018
Raste Aktive 7959
Humbje jete 2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3443
Durrës 910
Fier 736
Shkodër 614
Vlorë 472
Elbasan 430
Berat 292
Lezhë 288
Gjirokastër 242
Kukës 208
Korçë 167
Dibër 157

SHKARKO APP