Shifra të frikshme në Spanjë! 738 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e dyta në botë për numrin e viktimave

Shifra të frikshme raportohen nga Spanja, sa i takon situatës së krijuar nga koronavirusi. Mediet spanjolle raportojnë sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 738 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet, numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47 600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga covid-19, që numëron 3281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6820 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?