Shifra të frikshme të Covid-19 në Shqipëri, mbi 6 mijë raste dhe 66 viktima në një javë
Më 9 mars bëhet një vit që kur u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri dhe java e parë e shkurtit ka thyer çdo rekord të pandemisë, me shifra tejet shqetësuese. Vetëm këtë javë janë shënuar 6085 raste të reja me Covid-19 si dhe 66 viktima.
E mërkura shënoi edhe ditën e parë me mbi 1 mijë të infektuar dhe prej asaj dite të prekurit njohin vetëm rritje. Tirana vijon të kryesojë me numrin më të lartë të të infektuarve, e ndjekur nga fieri, Durrësi, Shkodra dhe Vlora.
1 në 4 testime të kryera del pozitiv me Covid-19. Tirana mban gjithashtu edhe numrin më të lartë të viktimave ndërsa nuk kanë munguar edhe humbjet e jetëve të reja. Rritje kanë shënuar ditë pas dite edhe të shtruarit në 4 spitalet Covid.
Nëse në 1 Shkurt numëroheshin vetëm 365 pacientë në spitale, 7 ditë më pas numri i tyre ka shkuar në 431 nga të cilët 25 janë në terapi intensive dhe 12 të intubuar. Qytetarët vijojnë të tregtohen indiferentë për zbatimin e masave. Parqet, lokalet janë plot me grumbuj njerëzish. Në rrugë maska nuk mbahet. Të rinjtë janë ata që po shkelin masat anti-covid.