Shifra të frikshme të krimit. 24 vrasje në 6 muaj, 12 pas karantinës

Rendi dhe siguria janë në parametrat më të mirë historik, kriminaliteti është në nivelin më të ulët, janë deklarata të përsëritura vazhdimisht nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por a përputhen këto deklarata me situatën në realitet? Ekzekutime, vrasje dhe përplasjet mes bandave, i kthyen muajt pas karantinës, në ditët më të përgjakura që ka përjetuar vendi. Viti 2019 shkaktoi 63 viktima nga 57 vrasje të ndodhura në të gjithë vendin. E ndërsa duke e krahasuar me ngjarjet e ndodhura me 2018, numri do të jetë në rritje me 12 vrasje më shumë. Nga 57 vrasje, policia do të zbardhte vetëm 40 prej tyre duke arrestuar 43 presona, nga 66 autorë të dyshuar. Kurse në 2020, në vetëm 6-të muaj, janë shënuar 24 vrasje.

Karantina nga pandemia e Covid-19 për disa shërbeu edhe për të thurur plane për hakëmarrje. Menjëherë sapo vendi u rikthye në normalitet, 70 ditë nga kthimi në jetën e përditshme, janë regjistruar 12 ngjarje kriminale, 4 prej të cilave me nga 2 viktima. Kol Murrani rapsod i njohur dhe Preng Simoni miq me njëri-tjetrin u ekzekutuan nga breshëria e automatikut teksa kishin shkuar për vizitë në banesat e tyre në fshatin Lalm Lukaj. Po në të njëjtën ditë një atentat mafioz u shënua në Durrës. Tek tregu i makinave dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me breshëri automatiku.

Kurse mbrëmjen e 30 majit në qytetin e Laçit, u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa gjatë shkëmbimit me armë zjarri njëri nga autorët, tashmë në pranga, mbeti i plagosur. 3 javë më pas policia arrestoi Eduart Lamajn, teksa mjekohej ilegalisht në një spital privat.

4 ditë më pas përgjakja ndodhi në Krujë. Mbrëmjen e 4 qershorit pranë banesës së tyre u ekzekutuan Gramoz dhe Xhontil Bardhi, pas ngjarjes uniformat blu identifikuan autorin Roland Pula por ndonëse kanë kaluar më shumë se 3 javë ende 32-vjeçari nuk është vënë në prangat e policisë. Më 8 qershor, Ardjan Çapja, i shpëtoi atentatit të tretë. 55-vjeçari u qëllua me snajper nga një distancë e largët nga Kodër Krasta.

Hekuran Billa u ekzekutua me një plan të detajuar. Burgimit përjetë për vrasjen në Angli të Prel Markut në 2006, 40-vjeçari ia kishte hedhur duke korruptuar drejtësinë duke fituar lirinë më janar 2019. Viktor Marku i arrestuar, dyshohet se mori hakun e vëllait të tij, në një atentat që bashkëpunëtor pati edhe nipin, Sebastian Malin. Në një ngjarje të tillë kriminale është përfshirë edhe një vajzë 26-vjeçare, Adjola Lakra, e cila po përballet me drejtësinë. E dashura e Billës, dyshohet se është përdorur si karrem nga atentatorët e dyshuar, edhe pse një version të tillë nuk e ka pranuar.

Ku është sigurua? Rendi? Policia e Shetit dhe propaganda e qeverisë që në vend ka kontroll dhe rend. Trendin e përkeqësimit të kriminalitetit në vend e konfirmoi edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2019. Gjatë vitit 2019, në organin e prokurorisë janë trajtuar 5.988 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 3,73 % në krahasim me vitin 2018. Janë ndjekur gjithsej 44 289 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 3,45 % në krahasim me vitin 2018, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi kriminalitetin gjatë vitit 2019. Shkatërrimi i pronës me anë të eksplozivit,si një ndër treguesit e kriminalitetit, evidentohet në trend rritës në Raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Shkatërrimi i pronës” për vitin 2019 është 4,45 %, ndërsa në vitin 2018 ky tregues ka qenë 4,1 %.

SHKARKO APP