Shifra tronditëse me viktima që nuk ndalen: Mbi 30 mijë të vdekur nga koronavirusi në gjithë botën

Numri i viktimave në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit i ka tejkaluar 30,000, ka shkuar ne 30,471. Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar 658 672 dhe të shëruar 141 419.

Italia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve, që deri tani ka kapur shifrën e 10.023 personave.

Ndërsa Spanja njoftoi sot se numri i përgjithshëm i vdekjeve kishte arritur në 5.982.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Evropë një numër të lartë viktimash ka edhe Franca, që deri tani ka raportuar 2.314 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara janë tashmë epiqendra e pandemisë.

198 raste të reja me koronavirus janë shënuar vetëm ditën e sotme si dhe 8 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.229.

Në SHBA, regjistrohen 123,776 raste me COVID-19 duke tejkaluar Kinën e cila ka të regjistruar 81,439 raste, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “Johns Hopkins”.

Italia, epiqendra e virusit në Evropë ka mbi 93,000 raste të konfirmuara, ndërsa në rang botëror rezultojnë 664,564 persona të prekur nga virusi.

Sipas një deklarate të publikuar të shtunën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep Departamenteve të Mbrojtjes e atij të Sigurisë Kombëtare autoritetin për të aktivizuar komponentë rezervë të forcave të armatosura në mbështetje të masave mbarëkombëtare ndaj koronavirusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?