Shifrat alarmuese të Covid-19, faj i të rinjve? Të moshuarit: Kanë shkelur çdo masë

Shifra e të prekurve janë alarmante dhe Covid-19 nuk po kursen as të rinjtë. Mosrespektimi i distancës, mos mbajtja e maskës dhe qëndrimi me orë të gjatë në ambientet e mbyllura si bare dhe restorante bëri që prej tre ditësh të kemi shifra alarmuese.

Në 24 orët e fundit 1/4 persona rezultoi i prekur nga Covid-19. Saktësisht janë bërë 3974 testime, nga të cilët 1052 ishin të infektuar nga Covid-19.

Nga ana tjetër, të moshuarit thonë se neglizhenca e të rinjve po vë jetën e tyre në rrezik. Ata janë më të kujdesur në këtë situatë, nuk dalin pa maska, nuk grumbullohen dhe nuk lëvizin shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?