Shifrat e larta të Covid-19, Tomini: Do të rekomandojë shtrëngim ose spostim masash

Nesër pritet mbledhja e radhës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, dhe vjen në një kohë që çdo ditë ka mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 dhe me humbje jetësh.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka bërë të qartë se nuk do të ketë lirim masash. E ftuar në “Radar”, Tomini tha se Komiteti Teknik do të dalë për të rekomanduar një shtrëngim apo stacionim të masave që janë aktualisht aktive.

”Tani kemi një zbritje të fashës së moshës që kërkon trajtim klinik. Deri në këto momente jemi stacionar në masat që jemi. Por incidenca është e qëndrueshme. Komiteti do dalë për rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave. Komiteti i ekspertëve ka fuqinë të kërkojë një masë të tillë. KQZ dhe të gjitha pikat do të zbatojnë protokollin e sigurisë”,-tha Tomini.

SHKARKO APP