Shifrat e ulta të Covid-19/ Brataj: Lehtësim masash, jo heqje të tyre

Nisur nga situata e qëndrueshme me shifra të ulta të Covid-19, kanë bërë që qytetarët të presin heqjen totale të masave anti-covid. Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj thotë se në vend do të ketë lehtësim masash. Po ashtu ai nënvizon se indikatorët e pandemisë janë pozitivë, por nuk flitet për heqje totale të masave, vetëm lehtësim të tyre.

“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”.

Shqetësim për ekspertët janë grumbullimet dhe mosruajtja e distancës, siç u vu re në festimet e Fiter Bajramit. “Nuk mjaftoi gjithë ajo fushatë elektorale por dje ishte më keq se të gjithë ditët për grumbullimet jo vetëm në tiranë por në të gjithë qytet dhe do reflektohet pas 2-3 javësh”.

SHKARKO APP