Shifrat rrëzojnë mashtrimin e Ramës. Eksperti Zef Preçi: Në 7 vite nuk ka investime. U rrit çmimi i ujit, por jo cilësia e shërbimit

Kryeministri Edi Rama foli dje për reformën në sektorin e ujit të pijshëm duke deklaruar se në tetë vite janë bërë investime kolosale. Gjithashtu premtoi se nëse merr mandatin e tretë do të ketë 24 orë ujë të pijshëm në gjithë vendin.

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi ka publikuar sot të dhënat e institucioneve shtetërore që flasin për një situatë të përkeqësuar në sektorin e ujit të pijshëm gjatë tetë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Sipas të dhënave të marra nga Enti Rregullator i Ujit, rezulton se nga viti 2013-2020, mbulimi më ujë është përkeqësuar në 5 %. Edhe pse Edi Rama tha se janë bërë miliona euro investime në ujësjellës,  sipas ERRU “mbulimi me kanalizime mbetet i pandryshuar ne shtate vjet”. Zef Preçi shtron pyetjen se ku kanë shkuar miliona euro investime, përderisa ERRU thotë se nuk është bërë asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Zef Preçit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

UJESJELLESAT 2013-2020: NJE TABELE SA NJEMIJE FJALE…

Te dhenat e tabeles se meposhtme jane nxjerre nga raportet zyrtare vjetore te Entit Rregullator te Ujit (ERRU) per vitet 2013 dhe 2020.

https://www.erru.al/doc/Raporti_Vjetor_2013.pdf

https://www.erru.al/doc/Raporti_vjetor_2020.pdf

Disa përfundime te shpejta që rezultojnë të dhënat statistikore të raporteve të mesipërme janë:

– Mbulimi me ujë është përkeqësuar me 5% në shtatë vjet, duke mbetur në vazhdimësi rreth 1/5 e territorit e pa mbuluar me ujë të pijshëm.

– Mbulimi me kanalizime mbetet i pandryshuar në shtate vjet (ku kanë shkuar investimet dhe borxhet e ujësjellësve gjatë kësaj periudhe???)

– Mbulimi i kostos operacionale dhe te menaxhimit është përkeqësuar dukshëm, ndonëse mbulimi i kostos totale shfaqet me përmiresim. Ndërkohë tarifat për njësi janë rritur sidomos për familjaret…

– Arkëtimet mbeten thuajse të pandryshuara, edhe pse niveli i matjeve është përmirësuar dukshëm.

– Uje pa te ardhura, perndyshe uje qe leshohet ne rrjet por qe nuk arin te kthehet ne leke ne shoqerite e ujesjelles-kanalizimeve eshte treguesi me komprometues i eficiences se ketyre shoqerive dhe qe zhvlereson cfaredo propagande ne 3D rreth ketij sektori. Keshtu 2 ne cdo 3 litra uje te pijshem qe leshohen ne rrjet shkon “ne drejtim te paditur”, dmth eshte humbje financiare, te cilen qeveria (ne kete rast qeveria lokale, por me miratim te entit rregullator jua “shperndan me marifet” atyre qytetareve qyqare qe paguajne rregullisht faturat permes rritjes se nivelit te tarifes qe paguajne, ne vend qe kjo rritje te jete lidhur vetem me investimet e domosdoshme dhe ekonomikisht e justifikuar).

– Ne raportin e ERRU per 2020 raportohet nje permiresim te madh i eficienses se stafit (dmth numrit te punonjesve te ujesjelles-kanalizimeve per cdo 1000 lidhje perdoruesish te ujit), por qe sipas mendimit tim duhet pare se per cilet punonjes behet fjale (dmth a jane perfshire te gjithe punonjesit si dhe ne c’raport qendrojne stafet e punes ne terren dhe administrata, bordet e kushtueshme, keshilltaret duke perfshire ato mediatike, etj…).

– Nderkaq, zgjatja e kohes se furnizimit me uje per afor 2 ore e gjysem ne shtate vjet eshte nje hap perpara, por qe gjithsesi, sipas mendimit tim, nuk justifikon kurrsesi investimet e kryera ne kete sektor, per te cilat  raportet ne fjale nuk ofrojne informacion zyrtar qe mund ta referojme ne kete koment).

– Ndërkaq, ne Bashkinë e Tiranës, ne vitin 2020 kundrejt vitit 2013 vihet re një rritje jashtezakonisht e larte e tarifes per meter kub te ujit per familjaret (nga 45 ne 65 Leke/m3 ose 44,4%) si dhe dyfishimi i tarifes fikse per cdo klient ne muaj (nga 100 ne 200 leke/klient/muaj).

Ne kete menyre, mund te jepen pa fund leksione dhe propaganda ne 3D, por realiteti eshte tjeter dhe meriton te analizohet vecanerisht pjesa e investimeve ne kete sektor per te kuptuar se perse nuk eshte rritur kohezgjatja e furnizimit me uje te pijshem, per te permiresuar qeverisjen e tij, duke rritur eficiencsen e sektorit pa penalizuar padrejtesisht konsumatorin, sic edhe ka ndodhur vitet e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?