Shifrat, sa shqiptarë mbërritën me gomone në Angli, gjatë periudhës, janar-prill 2024
Vala e madhe e mbërritjes së shqiptarëve me gomone gjatë 2022 u përdor nga ish sekretarja e punëve të brendshme Suela Braverman, për retorikë politike në parlamentin anglez, me doza të forta antishqiptare.
Nëse në 2022 mbërritën me gomone 13,700 shqiptarë, një vit më pas numri shkoi në 900.
Një shifër e papërfillshme për autoritet britanike duke e kthyer Shqipëri nga retorika antishqiptare e Suela Braverman në një rast suksesi se si parandalohet emigracioni ilegal, i përmendur gjerësisht prej kryeministrit Rishi Sunak.
Tre janë faktorët se përse shqiptarët i kanë thënë lamtumirë mbërritjes me gomone në ishullin anglez.
Së pasi marrëveshja mes dy qeverive në Londër që mori bekimin e Rishi Sunak dhe Edi Ramës në Mars 2023.
Së dyti ndryshimi ligjit të emigracionit, ku Shqipëria u vendos si një vend i sigurt pa të drejtë azil kërkimi.
Së treti, numri në rritje nga viti në vit i shqiptarëve të dëbuar me fluturime charter të përjavshme Angli-Shqipëri.
Shifrat e siguruara nga Top Channel tregojnë se për periudhën Mars 2023-Mars 2024 janë dëbuar nga Angli 5,976 shqiptarë pa leje qëndrimi përfshi ata që përfunduan dënimet në burgjet angleze.
Shifrat e Home Office tregojnë se gjatë 2023 u dëbuan 2,419 ndërsa në 2022 numri ishte 1,940.
Top Channel