Shifrat shokuese, rreth 900.000 mijë refugjatë të regjistruar në Gjermani

 

Kriza e refugjatëve sa vjen dhe shtohet. Qindra mijëra refugjatë largohen nga rajonet e shkatërruara nga lufta e Lindjes së Mesme dhe nga gjendja e mjerueshme në Afrikën e Veriut.

Të dhëna paraprake, paraqesin shifra të larta, më shumë se 900,000 refugjatë janë regjistruar në Gjermani që nga fillimi i vitit 2015. Kjo deklaratë ka ardhur nga Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann.

Ardhja e refugjatëve, kryesisht nga Siria, Afrika por dhe nga vendet e Ballaknit, për azil politik, apo atë social, në shtetin e Gjermanisë, ka arritur shifra shokuese. Herrmann këtë deklaratë e ka dhënë në margjinat e takimit të Unionit Kristian të Gjermanisë, duke cituar Zyrën Federale të vendit për Migrim dhe Refugjatë.

Berlini nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion, dhe e mban në parashikimet e saja të mëparshme, sipas të cilit një total prej 800.000 mijë kërkesave për azil janë në pritje për t’u regjistruar në Gjermani nga fundi i vitit. Ende në këto moment fluksi i refugjatëve shtohet, edhe pse shtetet nuk kanë marrë një masë të rregullt për sisteminin e tyre dhe për vazhdimësinë e aktiviteve jetësore.

Burimi: Die Welt  Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP