Shifrat zyrtare, 13% e shqiptarëve përdorin metoda kontraceptive

Përdorimi i metodave moderne të kontracepsionit përdoren gjerësisht nga të rinjtë, por ende refuzohen nga çiftet madhore.  Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm 13% e çifteve përdorin metoda moderne të kontracepsionit.

Në ditën botërore të kontracepsionit, Ministri i Shëndetësisë, u shpreh se planifikimi familjar, çon në një shendet të mirë të gruas dhe fëmijës dhe ul numrin e aborteve.

Aktualisht kontraceptivët jepen falas në të gjitha qendrat shëndetësore, si dhe ne maternitete në të gjithe vendin.

SHKARKO APP