Shihni datën tek karta e identitetit, kujdes se është marrë një vendim

1.4 milionë qytetarëve u skadon këtë vit karta e identitetit dhe për këtë ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, i cili ka thënë se: ”Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri”.

Më tej Lleshi thotë se qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.

”Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm. Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët. Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, bën me dije se institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri. ”Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes”,është këshilla që ka ministri i Brendshëm për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?