Shihni si u kapën 6 mln euro kanabis në Turqi në kamionin me targa Tirane

Konsiderohet si sasia më e madhe e lëndës narkotike e kapur nga Ministria e Tregtisë në një prej pikave kufitare në Turqi ajo e sekuestruar në kamionin me targa TIR.

Kamioni ishte i ngarkuar me sojë dhe po hynte nëpërmjet pikës kufitare Ipsala në zonën e Edirnesë.

Mediat turke shkruajnë se ishin dy kamion të ngarkuar me sojë. Teksa i pari ka kaluar pa problem në pikën kufitare, nuk ka ndodhur kështu me të dytin, ku drejtues ishte një shofer me origjinë shqiptare, i arrestuar tanimë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas skanimit me rreze X, brenda kamioni u vu re dendësi e ndryshme e thasëve të mbushur me sojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndihmuar edhe nga qentë antidrogë, autoritetet kufitare turke shtuan kontrollin e imtësishëm, duke bërë të mundur zbulimin e sasisë të madhe të drogës.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 152 pako me nga rreth 10 kg secila, pesha totale e të cilës ishte 1 524 kg. Nëse lënda narkotike do të përfundonte në destinacionin përfundimtar, ajo do t’u sillte trafikantëve minimalisht 6 mln euro fitime.

Në përputhje me vendimin e prokurorisë, tre persona kanë përfunduar në pranga, shoferi shqiptar i kamionit si dhe dy persona turk nga Stambolli. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët jo vetëm në Turqi por edhe jashtë saj. /Ora News

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?