Shijaku një skenë krimi, banorët ankesa për banesat

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, shkaktoi dëme edhe në Shijak. Dy javë pas tragjedisë, ky vend është kthyer në një skemë krimi. Pallate të dëmtuar dhe të rrethuar me shirita, disa të shënuar me kryqin e kuq dhe banorë që përpiqen të shpëtojnë ç’të mundin nga banesat e tyre është panorama që të shfaqet rrugëve të Shijakut.

Edhe në këtë qytezë, dëmet janë të shumta, jo vetëm për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit të 26 nëntorit, por edhe për faktin që disa prej pasgoditjeve të tërmetit e kanë pasur epiqendrën e tyre në Shijak.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti shkatërrimtar, një pjesë e banorëve janë ende të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, ndërsa kanë probleme edhe me strehimin. Ata apelojnë që strukturat të vendosin një orë e më parë mbi gjendjen e godinave dhe të japin zgjidhje për mënyrën se si dhe ku do të strehohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?