Shikoni pas hekurave stomatologen mashtruese që përfitoi 2 mln euro

Stomatologia mashtruese, Olesia Duka sot ka dalë përpara gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë.

38-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë pasi në kohë të ndryshme ka mashtruar disa persona, duke u marrë shumë që shkonin deri në 2 mln euro.

Këtë të martë është kryer edhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë, Durrës për vendosjen e sekuetros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të  Olesia Duka

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasira parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?