Shima: Ambasadorët kanë thënë se vota po blihet, shuma e rritur nga kandidatët që duan të kapërcejnë listën
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTv Ora, drejtori i Informacionit në RTV Ora, Brahim Shima u shpreh se përpos garës mes kandidatëve të së njëjtës parti është dhe rritja e shumës së parave nga kandidatë të ndryshëm për të marrë mbështetje.
Shima: Përpos garës mes kandidatëve të së njëjtës parti është dhe rritja e shumës së parave nga kandidatë të ndryshëm për të marrë mbështetje. Ambasadorët kanë thënë se vota po blihet. Shuma është rritur nga kandidatë që duan të kapërcejnë listën. Kjo për mua është shumë shqetësuese. E majta do të ketë një tkurrje të votave për shkak të 8-viteve qeverisje. Gara aty do të jetë me e fortë pasi ata që janë quajtur senatorë janë në vend të pasigurt, në pjesën fundore.