Shima: Basha është kryetari i PD-së tashmë, ai i po vendos piketat e zgjedhjeve të 25 prillit

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, drejtori i informacionit i RTV Ora Brahim Shima u shpreh se vazhdon kjo epopeja nëse është Basha apo Berisha që organizojnë hijet që lëvizin.

Shima: Vazhdon kjo epopeja nëse është Basha apo Berisha që organizojnë hijet që lëvizin. Ndoshta janë ata me Berishën që kundërshtarët e Bashës ata që bëjnë gabime të tilla.

Berisha ka qenë në krye të PD-së për 25 vite. Nuk mund të pretendojmë se Berisha duhet të dalë nga dera tashmë që erdhi Basha.

Basha vetëm dhe zonja kryemadhi vetëm është një sfidë aktuale se si dy parti do të jenë në zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk mendoj se Basha e ka të vështirë që të mbledhë veta, por nuk mendoj se ekziston dikush që mendon se Basha nuk është kryetari i PD-së. Ai po vendos piketat e zgjedhjet e 25 prillit.

SHKARKO APP