Shima: Në 2 mars do duket se kush ka të drejtë. Debati ka nisur për Gjykatën Kushtetuese, s’ka nisur për revolucion
Drejtori i Informacionit në Rtv Ora dhe Ora News, Brahim Shima, u shpreh në emisionin “Arena” se Meta nuk po kërkon post politik. Duke komentuar thirrjen e Presidentit për tubimin e 2 marsit, Shima tha se beteja nisi për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, kreu i shtetit nuk u ka kërkuar partive politike të bëhen kësaj beteje.
Brahim Shima: Meta nuk lufton për një post politik, për të fituar zgjedhjet. Debati ka nisur për Gjykatën Kushtetuese, nuk ka nisur për revolucion. Beteja është; a do kemi kushtetuese të balancuar apo do rrijmë në heshtje. Edhe vetë Presidenti Meta nuk ka kërkuar nga partitë politike të bëhen pjesë e betejës. Thirrja e Presidentit ka qenë për popullin, nuk ka qenë që një parti të mari flamurin e të dali.
Më tej, Brahim Shima tha se tubimi i 2 marsit do të tregojë se kush ka të drejtë për këtë çështje. Sipas tij, një nga palët duhet të tërhiqet, situata mund të ndikojë te negociatat.
Brahim Shima: Forca që do të jetë në shesh do tregojë se sa ka të drejtë Meta apo opozita për këtë çështje. Dua të kujtoj dhe mesazhin e ambasadores së SHBA, që thoshte se duhet të tregohet pjekuri dhe po ju monitorojmë. Për negociatat, një nga kushtet është stabiliteti politik. Një nga palët duhet të tërhiqet. Nëse ato vazhdojnë me kokëfortësi, atëherë vazhdojmë kot.