Shima: Rrjeti i mafies italiane në disa vende të Ballkanit, autoritetet tona duhet të hetojnë
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, drejtori i Informacionit në RTV Ora, Brahim Shima u shpreh se dosja e përgjimeve italiane flet për një rrjet të shpërndarë në disa vende të Ballkanit.
Shima: Janë ndalur 50 persona nga antimafia italiane, por sipas dosjes është një rrjet që nuk ka funksionuar vetëm në Shqipëri, por në disa vende të Ballkanit. Ky rrjet e ka shumë të qartë se si funksionin tregu në Shqipëri, deri në detaje për të punuar natën dhe jo ditën.
Kemi të bëjmë me një hetim që është shtrirë në Itali, që akuzohen për pastrim parash. Nuk është marrë përsipër që të hetohet në Shqipëri. I përket autoriteteve që të ndërhyrë për të hetuar nëse janë përfshirë personazhe politikë ose jo politikë. Sikurse është zakoni në vendin tonë politikës kur nuk i pëlqen lajmi i sulet medias. Ne nuk mund të presim që antimafia italiane të zbresë në Tiranë dhe të bëjë hetime.