Shima: Sulmet nga RTV Ora filluan pas kritikave ndaj qeverisë dhe mazhorancës
Drejtori i përgjithshëm i informacionit në RTV Ora, Brahim Shima u shpreh se qeveria ka kohë që po përpiqet që të tkurrë lirinë e media në vend.
Shima tha se në rastin e RTV Ora, një gjë e tillë sa vjen e forcohet dhe ka krijuar presion mbi gazetarët.
Shima shtoi se sulmet nga dy televizioneve filluan pas kritika të hapura ndaj Bashkisë Tiranë dhe Qeverisë.
Shima: Tentativat për të tkurrur lirinë e mediat dhe për ta censuruar të drejtën e medies për të dhënë informacion kanë qenë të shpeshta, qysh me tentativat për ligjin anti-shpifje dhe me shumë procedura të tjera që kanë nisur në Kuvend. Të gjithë këto janë tentative për të mbyllur mundësinë për tu shprehur. Nisma të tilla janë selektive. Edhe në rastin e Lapsit.al ishte një gjë e tillë kur publikuan databazën e patronazhistët dhe në vend që të hetohej një gjë e tillë, që ishte edhe një shkelje e rëndë, por u morën me ata që i nxorën.
Sigurisht që edhe në rastin e RTV Ora, gjëra të tilla krijojnë edhe autocensurë. Në Shqipëria një gjë e tillë sa vjen e forcohet dhe tregon një presion mbi gazetarët. Shumë të rinj e kanë në pikëpyetje nëse duhet të vijnë në media për tu përballur me një gjë të tillë. Kjo është një drejtësi selektive, sepse ne si TV kemi zhvilluar shumë kritika të hapura ndaj Bashkisë Tiranë dhe Qeverisë. Nisja e hetimeve në fillim solli një tronditje shumë të madhe te të gjithë ne, por ne ia hodhën kësaj faze të parë. Sigurisht që ne do ta vazhdojmë punën tonën.