Shima: Të lirohet urgjentisht gazetari i RTV ORA, Xhoi Malësia!
Aktualitet E Enjte, 10 Dhjetor 2020 21:49
Drejtori i Përgjithshëm informacionit i RTV ORA, Brahim Shima bëri apel që të lirohet gazetari i RTV Ora, Xhoi Malësia i arrestuar gjatë raportimit.
Shima: Është e papranueshme që policia të kapë këdo që del para dhe ta çojë në komisariat.
Nëse ka shtet të lirojë gazetarin dhe të mos shqetësohen familjarët e tij.
Urgjentisht të ndalohet dhuna ndaj gazetarëve dhe të lirohet Xhoi Malësia.
Gazetarët janë dhunuar edhe dje. Të arrestohet gazetari sepse po filmonte , kjo është e paprecedentë. Të lirohet gazetari menjëherë!