Shinasi Rama: Shqipëria sundohet nga vullneti i një njeriu, mbyllja e televizionit pjesë e vendosjes së diktaturës
Profesori i praktikës ndërkombëtare, Shinasi Rama është shprehur me tone kritike ndaj vendimit të ISHSH-së për gjobitjen dhe mbylljen e aktivitetit të RTV Ora.
I ftuar në një intervistë, ai shprehet se kjo është pjesë e një plani për vendosjen e diktaturës në vend.
Rama: Shqipëria është një shtet diktatorial. Kjo diktaturë ka një diktator të përkohshëm që do të kalojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Çdo gjë që po ndodh përfshirë këtu dhe përpjekjen për të dhunuar median dhe mbyllur RTV Ora, është pjesë e këtij projekti për të imponuar një sistem diktatorial antishqiptar. Shqipëria nuk sundohet më me ligj. Sundohet në bazë të vullneti të një njeriut. Institucionet e shtetit janë pjesë e një strukture që kontrollohet nga një sekt politik që ka një plan për vendosjen e një diktature. Të gjithë veprojnë si një pjesë e një policie politike në zbatim të një agjende e cila është thellësisht kriminale që synon skllavërimin e shqiptarëve. Nuk duhet të habitemi nga kjo. Mund të përpiqet të mbyllet një televizion i tillë sepse nuk e dimë a është një shashkë politike.
KOHA JONË SONDAZH

