Shira afat-shkurtra, ja parashikimi i motit për nesër

Deri në orët e mesditës territori shqiptar do të jetë me mot të kthjellet dhe vranësira te shpeshta, të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu afat-shkurtra. Por, sipas Meteoalb pasditja përmirëson gradualisht kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 5°C deri në 23°C – 24°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 4 ballë.

SHKARKO APP