Shirat përmirësojnë situatën energjetike
Shirat e ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën energjitike në vendin tonë, çka i ka dhënë mundësi Korporatës Elektroenergjetike shqiptare që të rrisë shitjet e energjisë.
Vetëm javën e fundit, KESH ka marrë pjesë në 3 tendera ndërkombëtar për shitjen e energjisë elektike.
I pari është realizuar për periudhën 6 dhe 7 Nëntor ku KESH ka shitur 7 mijë megavatorë me një çmim që varion nga 103 Euro deri në 151 Euro për megavator.
Dy ditë më vonë, KESH ka dalë sërish në tregjet ndërkombëtare duke shitur një tjetër sasi të konsiderueshme energjie. Bëhet fjalë për një sasi prej 31 mijë megavatorë, ku çmimet e shitjes kanë lëvizur nga 94 deri në 129 Euro për megavatorë.
Por shirat e ditëve të fundit ka shtuar edhe më shumë prurjet në hidrocentrale, çka ka detyruar KESH që të rrisë edhe më tej prodhimin dhe vetëm një ditë më pas ka kryer një tjetër shitje në tregjet ndërkombëtare të një sasie prej 14 mijë e 400 megavatorësh.
Por kësaj here, çmimi i shitjes ka rënë në vetëm 94 Euro për megavatorë, kjo për shkak se oferta për energji në bursa është rritur.