“SHISH e dinte për Kumanovën, informoi Kosovën, jo Maqedoninë”

 

Shërbimi Informativ Shtetëror shqiptar ka hetuar dhe ka pasur dijeni për grupin terrorit dhe sulmin që u krye në Kumanovë. Është gazeta maqedonase “Vecer” e cila thekson se në lidhje me ngjarjen në Kumanovë dhe grupin terrorist kanë pasur dijeni policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës në Kosovës.

Sipas gazetës maqedonase,  grupi terrorist ishte nën hetimin e të paktën katër shërbimeve të inteligjencës, mes të cilëve edhe SHISH. “Vecer” nënvizon se SHISH zbuloi synimet reale të këtij grupi dhe u ka dhënë informacion tek shërbimet kosovare, por jo tek ato të Maqedonisë. Madje gazeta shkon edhe më tej kur thotë se të dy shërbimet e inteligjencës, shqiptare dhe ajo kosovare, u vunë në kontakt me dy nga udhëheqësit e grupit.

Në muajin Janar, shërbimet e Inteligjences se Kosovës nisën një hetim dhe gjithashtu aplikuan mjete të veçanta të zbulimit dhe hetimit.

Megjithatë, udhëheqësit e grupit kishin burimet e tyre në lidhje me hetimin dhe e dinin se ata ishin duke u përgjuar.

SHKARKO APP